THE ALBANIAN SCHOOL OF PHOTOGRAPHY
  SHKOLLA SHQIPTARE E FOTOGRAFISË  
     
 
   
 
 

Për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të publikut, programi i kurseve të fotografisë u përpunua, në mënyrë që të përmbushë të gjitha kërkesat e të interesuarve.

Kurset janë ndërtuar si module 1-mujore. Kurset do të zhvillohen pasditeve, dy here ne jave nga dy orë. Këto dy orë në ditë do të shërbejnë për leksionet dhe takimet me trajnerin, për t’u njohur me lëndën dhe temën e re si dhe për të diskutuar në grup punët e studentëve. Pjesën tjetër të javës studenti punon të plotësojë detyrat e dhëna.

Gjatë vitit 2010 do të ketë katër workshop-e intensive me trajnerë të huaj, fotografë të njohur ndërkombëtarisht, mbi fotografinë e shtypit, të portretit në studio dhe modës. Ata që zgjedhin kursin e plotë, marrin pjese pa pagese në këta workshop-e.

I. Modulet bazë për kursin e plotë:

1. Bazat e fotografisë, laboratori manual / Ermal Koci;
2. Bazat e aparatit digital/  Ermal Koci;
3. Pejzazhi / Leonard Qylafi;
4. Fotografia e shtypit /  Bevis Fusha, trajnerë të huaj;
5. Portreti / Soela Zani
6. Pejzazhi urban /  Leonard Qylafi
7. Fotografia e modes / Soela Zani
                                                       
8. Lëndët plotësuese  
a. Historia e fotografisë/ Eleni Laperi, trajnerët e huaj
b. Analiza e gjuhës së fotografisë /Trajnerët e fotografisë                         
c. Portfolio / Soela Zani
              

Pagesa per nje modul eshte 12 000 leke.

Per me shume informacion na shkruani ne:  info@projekt56.com; ose telefononi ne: 2257 475; 0692190505