Kush jemi ne:
Qendra Kulturore Lindart & Anima eshte vazhdim i nje nisme te shoqates se grave artiste te Shqiperise, ”Linda” e vitit 1994, ne Tirane. QK Lindart hapi dyert ne janar te vitit 2001, si nje projekt i mbeshtetur nga Swiss Cultural Foundation Pro Helvetia and DECA deri ne mars te vitit 2003.
Pas vitit 2004, qendres kulturore Lindart iu bashkua 'Anima', nje grup artistesh te rinj, te fokusuar ne mediat e reja dhe fotografine.
Aktiviteti yne bazohet ne kulturen, duke e vendosur ate ne qender te zhvillimit te shoqerise. Nje nga elementet thelbesore te aktivitetit tone eshte ngritja e urave te komunikimit dhe dialogut nderkulturor midis komuniteteve te ndryshme kudo neper bote.
Duke konsideruar lirine e te treguarit te kultures nga vjen si bazike ne marredhenien e ndersjelle ne kushtet e globalizmit, ne ndertojme projektet tona ne mbeshteje te vlerave te kultures, artit dhe dialogut nderkulturor.
Nje vemendje te vecante ne i kemi kushtuar fotografise, si mediun qe percjell dhe ndan informacion te vlefshem ne shume fusha te zhvillimit te shoqerise, duke stimuluar keshtu dialogun dhe mirekuptimin nepermjete kultures dhe artit lidhet me projektin e fundit te QK Lindart&Anima, te quajtur Projekt 5.6 (kurse profesionale per fotografine) dhe te financuar nga Swiss Cultural Program Albania.
www.lindart.org
www.projekt56.com
Mbi Çmimin “SOTIRI”:
“SOTIRI “, eshte nje konkurs nderkombetar per fotografe te rinj, i cili organizohet nga CCLA dhe Projekti 5.6. Ai synon te ndertoje nje tradite te re te zhvillimit dhe promovimit te fotografise ne Shqiperi. Ky projekt kulturor do te mbledhe fotografe te rinj shqiptar dhe nderkombetare, per te promovuar fotografine si nje forme e shprehjes dhe dinamikes se artit bashkekohor, e shoqerise ne zhvillim.
Ky aktivitet do te sjell te parin Çmim Ndekombetar te Fotografise per te rinje ne Shqiperi. Çmimi ”SOTIRI” do te jepet ne hapjen e ekspozites fotografie ne Korçe dhe Tirane dhe do te perfshije edhe nje panel diskutimi per fotografine.
Aktiviteti mban emrin e Kristaq Sotirit (1883-1970), fotografit korçar, i cili u formua si fotograf ne SHBA, krijmtaria e te cilit portretizoi qytetarine shqiptare, jeten kulturore dhe protagonistet e saj sipas stilit amerikan te kohes. Ai ishte nje nga profesionistet e pare, qe ndertuan traditen e fotografise ne Shqiperi, bashke me emra te tjere te medhenj te fotografise shqiptare.
1- Cmimi i pare do te jepet nga Bashkia e Korces: 150 000 Leke.
2- Cmimi i dyte do te jepet nga Projekti 5.6: nje burse e plote programin e trajnimit profesional per fotografine.
Mbi Konceptin.
Edicioni i pare i Çmimit “SOTIRI” synon te reflektoje mbi historine dhe faktet, qe e vertetojne ate, mbi menyren se si ata veprojne mbi artistet dhe realitetet bashkekohore, te cilave ata u perkasin. Koncepti “Ruaje kete” perpiqet te ktheje vemendjen te praktikat artistike, qe lidhen me dokumentimin e realitetit nepermjet fotografise, procesit te “ruajtjes” se nje momenti te vyer, qe kapercen bukurine e momentit dhe behet stacion per reflektim dhe qasje te reja.
Fotografia do te vije si “justifikimi ideal “ qe kerkon te ktheje vemendje te historia, koha dhe hapesira, per te bashkuar shenja te se vertetes.
Ruaje kete !
Histora eshte marreveshje dokumentesh.
Ne dokumentojme cdo gje qe mendojme se eshte e rendesishme. Kete e bejme te gjithe, kudo: lokalisht, kombetarisht, globalisht...
Fakti qe fotografia eshte gjithmone riprodhim i dickaje, qe ne nje moment te caktuar ka ekzistuar, e con shikuesin drejt iluzionit se gjithçka eshte reale dhe permban nje “perqindje te larte te se vertetes.” Ajo qe ata gjejne aty eshte realiteti ne kohen e shkuar, edhe pse ne vetvete kjo e shkuar e ilustruar ka nje ekzistence te tashme.
Te “gjuash” te tashmen do te thote t’i pergjigjesh njekohesisht edhe asaj, edhe dickaje qe eshte tanime e shkuar. Kjo eshte nje rruge e veçante per te krijuar fakte: fragmente te kohes, qe ndertojne te shkuaren dhe te sotmen.
Prej kohesh kam qene e interesuar per fenomene, qe vendosen ne periferine e vemendjes sone. Jam munduar te mbledh fakte, qe ne nje fare menyre me kane intriguar, sepse ishin ndryshe, te padukshem ose thjesht te pakapshem. Duke theksuar kete informacion te ”lene menjane”, duke e vene ne qender te vemendjes, ai nevojitet te rishihet, te rimendohet, ashtu si historia ndjen te beje ndonjehere.
Kur faktet vendosen prane historise se tyre, hapesira midis behet shume e rendesishme, ne mos me e rendesishmja; ajo behet hapesira ku dy entitete takojne bashkekohesine, brenda nje rezonance ku domethenie te reja mund te artikulojne vetveten.
Ashtu si konceptet behen subjekt i rishikimeve ne kohe dhe permbajtje, domethenia dhe “hija” e imazheve nuk jane te njejta ne dy hapersira te ndryshme: ky eshte pragu ku fakti ben nje ndryshim te qendrueshem dhe rikrijon veten.
Historia eshte marreveshje faktesh.
Kur imazhet behen deshmimtare te fakteve dhe reflektojne ate mase te perbashket te se vertetes, mund te jene shenja te paharrueshme. Ka momente dhe fakte qe mund te vdesin pa u vene re.Te tjere mund te kalojne pragun e anonimitetit dhe te behen material per t’u ruajtur.
Duke ruajtur kohen, vendin, objekte dhe subjekte, shenja te pakapshme te qenesise se tyre, e gjithe kjo si rindodhi e nje situate identike behet imazh per historine, dokumet nga e shkuara,fakt i se sotmes.
Nese jeni te interesuar ne marredheniet midis se shkuares dhe te sotmes dhe atyre mes realitetit dhe imagjinates, ju mund te kapni fakte te ndermjetme, imazhe te historive personale, qe ne fund te fundit jane pjese te historise, deshmimtare te se ciles jemi te gjithe.
Alketa Kurrizo.
Termat e aplikimit:
1. Formulari i aplikimit: Ju lutem plotesoni sakte formularin e aplikimit.
2. Per aplikim pranohet vetem nje projekt fotografik. Ju lutem dergojeni ne format dixhital. Sigurohuni, qe ne file-n ku ruhet projekti te jete shenuar: titulli, permasat, teknika dhe viti i realizimit.
(Ju lutem plotesoni informacionin e kerkuar ne aplikim)
3. Qendrimi artistik: Si lidhet projekti juaj artistik me konceptin e ekspozites? Cilen konsideroni karakteristiken me spikatese te ketij projekti?
Ju lutem dergoni nje pershkrim te shkurter!
4. Curriculum Vitae
5. Data e fundit e pranimit te aplikimeve eshte 26 Prill 2008. Aplikimet qe do te vijne pas kesaj date nuk do te merren ne shqyrtim.Te gjithe aplikuesit do te njoftohen per perfundimet e seleksionimit ne fillim te muajit Maj 2008.
Termat e pjesemarrjes:
Ftohen te aplikojne fotografe nga mosha 20 deri me 35 vjec.
Aplikimi eshte i hapur dhe pa pagese per artiste nga Shqiperia dhe vendet e tjera. Te gjithe aplikantet duhet te plotesojne formularin e aplikimit sipas kerkesave te meposhteme:
a. Te dhenat teknike per fotografite, qe do te dergohen me formularin e aplikimit:
- Permasat (te peraferta) ne pixel :
Gjeresia: 800 pixel
Lartesia: 800 pixel
- Resolucioni:
72 pixel\inch
- Formati:
JPG
- Fotove ne folder u duhet shenuar numrin rendor perkates.
- Te gjithe aplikantet duhet t’i ruajne fotot ne rezolucionin 300 dpi dhe magnitude 20 x 30.
Ne rast se do te perzgjidhen per te marre pjese ne konkurs, fotot do te perdoren per katalogun e ekspozites.
- Nese forma e aplikimit dergohet pa fotografite, ajo nuk do te pranohet. - Qendra Kulturore “Lindart&Anima” merr persiper qe punet e cdo fotografi te mos demtohen, por nuk mban pergjegesi nese ato demtohen ose humbasin jashte pergjegjesise sone (aktivitetit). |
|