FotoBar2
Angelo Luedin, pjesëmarrës i një numri të madh ekspozitash personale dhe në grup, në Zvicër dhe jashtë vendit të tij, i vlerësuar me shumë çmime dhe vepra të shitura, do të jetë i pranishëm në Foto Bar 2, i organizuar nga Projekt 5.6, ditën e mërkurë, më datë 25 korrik 2007 në orën 20.00, për të projektuar filmin e tij ‘Trofe të Kohës’, i cili bën fjalë për një dinasti fotografësh në Zvicër.
Nga data 23 deri më 28 korrik 2007 në ambientet e Projekt 5.6 do të organizohet një workshop mbi fotografinë për studentët e Projekt 5.6 nga fotografi i njohur zviceran Angelo Luedin.
Angelo Luedin ka studiuar në Shkollën e Artit dhe të Dizajnit në Zyrih.
Projektimi i filmit Trofe të kohës do të shoqërohet nga një ekspozitë me punë të studentëve të vitit të parë të kursit të fotografisë dhe një kokteil.
Mirëpresim mendimet e idetë tuaja dhe antarësimin tuaj në Klubin e Miqve të Projekt 5.6!. Mos ngurroni të merrni me vete edhe një mike apo një mik! |