THE ALBANIAN SCHOOL OF PHOTOGRAPHY
  SHKOLLA SHQIPTARE E FOTOGRAFISË  
     
 
   
 
 
 

Misioni

Projekt 5.6, një projekt-shkollë mbi fotografinë në Tiranë, Shqipëri, kërkon të sigurojë një përgatitje serioze e të gjithanshme të njerëzve që vinë nga profesione të ndryshme për të hyrë në fushën e fotografisë. Studentët mësojnë teknikat e fotografimit dhe aftësohen në paraqitjen estetike të një imazhi fotografik si dhe mënyrat se si t’i zbatojnë këto njohuri në fusha të ndryshme të fotografisë. 

Punësimi si fotograf, po ashtu sikurse shprehja artistike me anë të fotografisë, mund të arrihen vetëm nëse zhvillohen aftësitë teknike e artistike.
Objektivat e Projektit 5.6 janë krijimi i një sistemi kursesh profesionalë e të qëndrueshëm, të hapur për të gjithë njerëzit nga mbarë Shqipëria, fuqizimi i komunitetit të fotografëve në Shqipëri po ashtu sikurse edhe krijimi i tregut të fotografive në vend. Kurset zhvillohen nga trainerë, profesionistë në fushën e fotografisë, shqiptarë e të huaj, të cilët në të njëjtën kohë ndihmojnë studentët në gjetjen e ‘stilit të tyre’, si në mënyrën e paraqitjes, ashtu edhe në metodë. Në fund të kursit, ne kemi ambicien e plotësimit të studentëve tanë me njohuri praktike e teorike mbi konceptet dhe paraqitjen në fushën e fotografisë.
 
Mundësi Karriere

Modë, Reklama, Poster, Gazetari, Teknik Fotograf, Foto Editor, Portret, Foto Artistike, Kërkim Shkencor.

Pranimet

Ju e keni vendosur seriozisht të vazhdoni një karrierë si fotograf profesionist dhe ju mendoni se keni atë që duhet për t’u bërë një student i suksesshëm i Projekt5.6?
Ndiq këta hapa dhe bëj hapin e parë për të kthyer ëndrrën në realitet.

E gjitha nis me një intervistë.
Në se jeni gati të nisni karrierën tuaj të trainimit, na kontaktoni tani, për të caktuar kohën e intervistës. Do t’ju bëjmë disa pyetje. Kjo është puna jonë. Ne jemi këtu që të përcaktojmë në se ju keni cilësitë që ne kërkojmë dhe që do t’ju udhëheqin drejt qëllimit tuaj për t’u bërë një student i suksesshëm i Projekt5.6. Në se ne shohim se ju i keni këto cilësi, atëherë do t’ju ftonim të bënit një vizitë në ambientet tona, që të shihni në se ato janë të përshtatshme për ju.

Përpara se të thirren për intervistën, çdo aplikanti do t’i lutemi që të dorëzojë në zyrat tona një dosje me:

  1. një formular aplikimi të firmosur prej saj/tij, 

  2. Një fotokopje të diplomës së shkollës së mesme

  3. Një dosje me foto të përzgjedhura nga krijimet e saj/tij

  4. Një cv të shkurtër

Edhe pse niveli i edukimit të kandidatëve është i rëndësishëm për vlerësimin nga ana e Jurisë së pranimit, ai nuk është kriteri kryesor. Një rëndësi më të madhe ka përkushtimi ndaj fotografisë dhe dëshira për të punuar shumë për ta arritur këtë qëllim.  Megjithatë i gjithë materiali i paraqitur nga kandidati do të shihet me kujdes.

Për të mësuar më shumë mbi procesin e pranimit apo për të lënë takim për intervistën tuaj personale, na kontaktoni tani.
Jeni vetëm një telefonatë larg prej realizimit të ‘Një zgjedhjeje serioze për një karierë si fotograf profesionist’.

Lëndët:

Bazat e fotografisë tradicionale dhe dixhitale
Teoria e fotografisë: botërore dhe shqiptare
Teoria e ngjyrave
Media dhe fotoreportazhi
Portreti në fotografi
Fotografia konceptuale
Pejzazhi në fotografi
Arkitektura në fotografi
Analizë e gjuhës së fotografisë
Kompjuter, Web Design
Përgatitja për shtyp
Menaxhim biznesi
Përgatitja e portfolios
Praktikë laboratori dhe në terren
Orë të pavarura punë në studio
Orë të pavarura punë jashtë studios

Kurset e mbrëmjes:

Kurs dizajni: kohëzgjatja 6 muaj; 3 herë nga 2 orë në javë.
Pagesa e plotë: 78 000 lekë
Pagesë tre mujore: nga 40 000 lekë

Programi: Photoshop, Corel, Indesign, Historia e dizajnit, Tipografia, Bazat e dizajnit (si të ndërtojmë një logo, një poster, një fletëpalosje, etj.)

Fotografia per te gjithe !

Projekt 5.6 organizon disa lloje kursesh mbremjeje per fotografine:

1. Fund-jave me Tirana Foto Tour !
Zbuloni fotografine, dhe me ane te saj vendet e portretet interesante te Tiranes !
Me ndihmen e nje profesionisti do te mesoni bazat e fotografise.
Fotot me te mira, do te ekspozohen ne galerine tone dhe ne faqen tone te internetit !
Tirana Photo Tour do te organizohet gjate gjithe vitit, duke ofruar kurse te shpejta fotografie per te gjithe nivelet e atyre qe e kane fotografine nje hobi, per te gjitha llojet e aparateve ! 
Numri i pjesemarresve deri ne 10 vete.

2. Kurse mbremjeje te fotografise, 1 dhe 3 mujore !
Per te gjithe ata qe duan te punojne me gjate me fotografine ne kohen e tyre te lire.
Ne salla me te gjitha mjetet per te mesuar te perdorni fotografine per kenaqesine tuaj.
Numri i pjesemarresve deri ne 9 vete.

3. Kurse mbremjeje 1 dhe 3-mujore, per prinderit qe ne kohen e lire duan te mesojne fotografine bashke me femijet, per te provuar sa e kendeshme eshte te fotografosh se bashku me femijet !
Numri i pjesemarresve deri ne 9 vete

E-mail: info@projekt56.com; telefon: 22 57 475; 0692190505

Photography for everyone!

1. Would you like to spend an exiting weekend photographing?
Projekt 5.6 organizes: A weekend with Tirana Photo tour!
Discovering photography and with it, the most attractive landscapes and portraits of Tirana!
The photography basis will be learned by the help of a professional.
The best pictures will be exposed in our gallery and on our website!
The Tirana photo tour offers: a weekend full of surprises and emotions throughout the whole year.
Photography courses for every level of photographers and all kind of cameras!
Number of participant: 10 persons.

2. Evening photography courses, 1 to 3 months endurance.

For all those who want to work more intensively with photography in their leisure time. Our school spaces have all the necessary devices to learn photography for your personal pleasure.
Number of participants: 9 persons.

3. Evening courses 1 to 3 month endurance, for parents which, in their leisure time, want to learn photography together with their children, so they can experience how amusing it can be to discover photography with your own children.

Number of participants: 9 persons.

E-mail: info@projekt56.com; phone: 22 57 475; 0692190505