| |
Support us
Qendra kulturore Lindart&Anima (QKLA), me mbeshtetjen e Swiss Cultural Programme in the Western Balkans ka ngritur themelet e te pares Shkolle te Fotografise ne Shqiperi, te quajtur ‘Projekt 5.6’. Ne mars te vitit 2007 Projekt 5.6 priti studentet e pare te kursit profesional per fotografine, i cili zgjat 10 muaj. Trajneret tane jane profesionistet me te mira nga fusha e fotografise dhe dizajnit. Projekt 5.6 ofron gjithashtu kurse mbremjeje, si dhe programe per shkolla verore, workshop-e, ekspozita dhe panele diskutimi mbi artet dhe fotografine.
Cdo vit Projekt 5.6 ne partneritet me Bashkine Korce, organizon Çmimin Sotiri, nje konkurs nderkombetar per fotografine, ku artiste te rinj nga e gjithe bota ftohen te promovojne arritjet e tyre me te mira ne fotografi. Çmimi Sotiri eshte i vetmi aktivitet qe promovon fotografine e re ne Shqiperi, me nje ekspozite ne Korce dhe nje ne Tirane, nje panel diskutimi dhe nje katalog dy-gjuhesh.
Shumica e financimeve tona vjetore vjen prej burimeve private. Ne mbeshtetemi ne ndihmat e individeve, fondacioneve, bizneseve dhe institucioneve te ndryshme, qe te vijojme te realizojme programet e kurseve tona, te afrojme sa me shume bashkepuntore dhe te pasurojme koleksionin tone. Vizioni yne per te ardhmen eshte te behemi Shtepia Shqiptare e Fotografise.
QKLA dhe Projekt 5.6 kane tashme nje koleksion veprash, te cilat jane dhuruar prej artisteve te ndryshem. Ketu do te gjeni nje liste te autoreve me te rendesishem te ketij koleksioni, te krijuar gjate aktivitetit tone disa-vjeçar. Vetem ne vitin 2008 ketij koleksioni iu shtuan rreth 60 vepra ne fotografi te 18 autoreve nga Shqiperia dhe vende te tjera te botes.
Mijra vizitore kane qene te pranishem ne aktivitetet e organizuara prej nesh. Keta aktivitete jane mundesuar nga bujaria e mbeshtetesve tane.
Mbeshtetja financiare per aktivitetet tona ju siguron: promovimin e emrit dhe logos suaj, duke i afishuar ato ne te gjitha aktivitetet apo materialet e botuara prej nesh.
Ne kemi per qellim te jemi ne krye te promovimit dhe prezantimit te fotografise ne Shqiperi, gjithnje duke u mbeshtetur ne kerkimin dhe studimin, per te afruar sa me shume pjesemarres ne aktivitetet tona.
Dhurimet tuaja te te gjitha niveleve kane nje ndikim te drejtperdrejte ne punen tone.
Duke bere nje dhurim sot, ju do te mbeshtetni Projekt 5.6 dhe do te ndihmoni ne krijimin se shpejti te ‘Shtepise Shqiptare te Fotografise’.
Shuma e dhuruar mund te jete: € 15, € 30, € 50, € 150, ose nje shume tjeter sipas deshires.
Ne se deshironi qe dhurimi juaj te mbetet anonim, ju lutemi na shkruani.
Ne se doni te informoheni per te rejat dhe aktivitetet me ane te email-it e Projekt 5.6, na shkruani ne: info@projekt56.com / culturalcentrelindart@yahoo.com
Te dhena per banken:
Qendra Kulturore Lindart&Anima
Bank account: 10 400
Intesa SanPaolo Bank Albania,
Tel: 00 355 4 2276 000
Fax: 00 355 4 2248 752
List:
Gulsun Karamustafa Turkey, Selja Kameric B&Herzegovina, Renata Poljak Croatia, Merita Koci Kosovo, Zvonka Simcic Slovenia, Esra Ersen Turkey, Secil Yersel Turkey, Tanja Ostojic Serbia&Montenegro, Vesna Duni Macedonia, Marilena Preda Sanc Romania, Petra Buchegger Austria, Dagmar Hoesse Austria, Claudia Marie Luenig Austria, Eva Brunner-Szabo / Gert Tschoegl Austria, Fabiola Jozja Albania-France, Marc Valencia France, Harri Pälviranta Finland, Knutte Westler Sweden, Ermal Koci Albania, Alban Nuhiu Kosovo,Evangelia Zotou Greece-Netherlands, Francois Pedneault Austria, Itsasne Casas Belgium, Jasmin Brutus Bosnia-Herzegovina, Justyna Mielnikewicz Georgia, Mark Nozeman Netherlands, Päivi Paakinaho Finland, Pavel Prokopchik Netherlands, Sonilda Bardhoshi Albania, Suela Qoshja Albania, Tomislav Georgiev Macedonia, Zhuang Wubin Singapore, Johanne Richardson Romania |
|